Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia në një konferencë për media ka bërë të ditur se vendi ka sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër COVID-19. Vitia ka bërë të ditur se mbrëmë ka arritur kontingjenti i ri prej 53 mijë dozave të vaksinës Pfizer nga kontrata e nënshkruar.

“Mbrëmë ashtu siç kemi paralajmëruar ka arritur kontingjenti prej 53 mijë vaksinave nga Pfizer nga kontrata e gjeneruar. Deri në fund të javës presim të arrijnë edhe 150 mijë doza tjera të AstraZenceas nga Gjermania”, tha Vitia.

Ai ka shtuar se në tre mujorin e tretë ku gjendemi nga kontrata me Pfizer do të vijnë 622 mijë vaksina ku një pjesë e tyre ka arritur gjatë korrikut dhe gushtit. “Presim edhe arritjen e mbi 450 mijë dozave të Pfizer nga COVAX pjesë e donacionit nga SHBA. Kemi vaksina të mjaftueshme të Pfizer dhe AstraZeneca. Janë gjeneruar terminë të reja për tu vaksinuar”, ka thënë Vitia.

Ministri ka kërkuar sërish nga qytetarët që të vaksinohen. “Mos zgjidhni se cilën vaksinë ta marrim në një situatë si kjo me rëndësi është që të vaksinohemi sa më parë”, u shpreh ministri. Vitia shtoi se së shpejti pritet të publikohet edhe lista e 1 mijë punonjësve të ri shëndetësorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb