Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, ka deklaruar se Ukraina është gati për dialog me Rusinë, duke shtuar se askush nuk mund të imponojë vendime ndaj vendit.

“Ukraina është gati për dialog me Rusinë pavarësisht krimeve dhe mizorive të kryera, por askush nuk do të jetë në gjendje të imponojë vendime ndaj vendit tonë”, tha ai.

Ndërsa ka folur për mundësinë e një vizite të Papa Françeskut në Kiev, Kuleba tha se kjo të gjithë e presin Papën në Ukrainë dhe se vizita e tij do të ishte e këndshme.

“Do të ishim të lumtur ta mirëprisnim Papën. Shumë e presin atë këtu, madje edhe njerëz që nuk i përkasin Kishës Katolike. Vizita e ti do të ishte e këndshme”, ka thënë ndër të tjera Kuleba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb