300 gardelinat që u kapën në kufi duke u trafikuar kanë dalë nga kafazi. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Mjedisit, Blendi Klosi i cili ka publikuar në profilin e tij, videon e 300 gardelinave që u lanë të lira të lira në Pyllin e Fazanëve në Maliq, vetëm dy ditë pasi u sekuestruan në doganën e Kapshticës.

“Gjetja e tyre ishte një bashkëpunim i shkëlqyer mes qytetarëve dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Policisë e shtetit, – tha Klosi. – Fauna e egër e vendit tonë është pjesë e habitatit shqiptar që mbrohet me ligj ndaj çdo tentativë për ta dëmtuar atë, do të dënohet ashpër nga inspektorët e mjedisit!”, shkruan Klosi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: