Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Malit të Zi, Kemal Purishic, është infektuar me koronavirusin e ri.

Lajmin e bëri të ditur qeveria malazeze, përmes një postimi në rrjetin social Twitter. “Prej rezultateve të mbrëmshme të testit, ministri dhe gruaja e tij kanë qenë në izolim”, thuhet në deklaratë.

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të fundit, janë regjistruar 66 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Dy persona kanë vdekur të martën nga sëmundja COVID-19, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, raporton Rel.

Që nga 14 qershori deri më 7 korrik, në Mal të Zi u infektuan gjithsej 583 persona, nga të cilat tetë vdiqën. Pesë pacientë u shëruan gjatë kësaj periudhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb