Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, tha pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar në nivelin e një miqësie të përhershme dhe mbështetjeje të ndërsjellë.

Sipas kryediplomatit maqedonas, ka dhe një afërsi mes njerëzve të të dyja vendeve, bizneseve, institucioneve dhe padyshim edhe partive politike.

“Falënderoj z.Basha për këtë takim miqësor dhe konstruktiv Është kjo vizita e parë zyrtare në Shqipëri si ministër i Jashtëm. Ashtu sic theksova dhe më parë, raportet tona ndërshtetërore moti kanë kaluar nivelin e fqinjësisë së mirë, por janë shndërruar në një partneritet, miqësi të përhershme, një mbështetje të ndërsjellë, që tejkalon kufijtë e komunikimit zyrtar, por ka një afërsi mes njerëzve, në dy anët e kufirit, ndërmjet bizneseve, ndërmjet sektorit civil, por natyrisht edhe institucioneve e partive politike, dhe gjithë kjo në interes të bashkëpunimit bilateral, por edhe impaktit rajonal që ky bashkëpunim reflekton më tej, dhe aspiratave tona evropiane”, u shpreh kryediplomati maqedonas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb