Një sasi e konsiderueshme vaksinash nga firma kineze Sinovak pritet të mbërrijnë në fund të këtij muaji në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, në konferencën e përbashkët për shtyp me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Shkup, Zhang Zhuo.

Ministri Filipce shtoi se numri i qytetarëve të vaksinuar në vend pritet të arrijë rreth 600 mijë me vaksinat e reja që do të mbërrijnë në fund të muajit.

“Që nga korriku, tremujorët e tretë dhe të katërt, të gjitha sasitë e tjera më të mëdha të vaksinave janë njoftuar dhe pritet që, siç u njoftua fillimisht, 350,000 vaksina Pfizer do të arrijnë në sistemin KOVAX”, tha Filipce.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb