TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, shkarkon nga detyra Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë, Elvis Bajaziti.

“Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin në çdo qelizë të administratës publike. Inkurajojmë organet ligjzbatuese dhe i mbështesim ato në goditjen e këtyre fenomeneve që shfaqen në institucionet e shërbimit publik,”- është shprehur Ministri Naço në lidhje me rastin.

Ministri tha se inkurajon qytetarët, që të vijojnë denoncimin e çdo sjellje apo veprimi korruptiv nga punonjësit e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: