Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë vendimin për të emëruar në krye të Ministrisë së Emergjencave ish-truprojën e tij personale.

Një vendim i tillë është marrë disa muaj pasi ish-ministri ra në mënyrë misterioze nga një ujëvarë, ku edhe humbi jetën. Ish-ministri Yevgeny Zinichevish gjithashtu një ish truprojë e presidentit rus.

Në lidhje me figurën e tij dihet shumë pak, mes thashethemesh se kishte shërbyer në agjencinë e kundërzbulimit FSB si dhe në FSO, përgjegjëse për ruajtjen e zyrtarëve të lartë.

Gjeneral-majori Alexander Kurenkov, është truproja i gjashtë i presidentit rus që emërohet në një post të lartë në qeveri.

“Putini e njeh atë mirë personalisht. Zgjedhja do të thotë se, sipas kreut të shtetit, cilësitë personale, shërbyese dhe profesionale të Kurenkovit do ta lejojnë atë të shërbejë në këtë funksion”, është shprehur zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Petkov.

Kritikët thonë se presidenti Putin, i cili gjithmonë e më shumë tregon shenja paranoje, u beson plotësisht vetëm atyre që kanë dëshmuar besnikërinë duke ruajtur jetën e tij.

Kurenkovit ishte zëvendësdrejtor i Gardës Kombëtare Ruse – e cila i përgjigjet drejtpërdrejt Putinit. Vitet e fundit ai u gradua në gradën e gjeneral-majorit.

Ministri i Emergjencave është një punë e profilit të lartë në Rusi, pasi është një post që merret me menaxhimin e përmbytjeve, zjarreve dhe stuhive.


Burimi:
DailyMail
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb