Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për mediat, deklaroi se ministri i vendosur për situatën nga koronavirusi është në detyrë duke qenë në konflikt interesi.

Basha tha se koncesionet që kryen qeveria janë afera të hapura korruptive në kurriz të shqiptarëve.

“Nuk dua të bëj krahasim me Italinë, por nëse nuk marrim masa, situate mund të shkojë më keq. Nëse do kishim vepruar dhe jo pritur për 3 javë, situata do ishte më e mirë. Më mirë vonë se kurrë. Duhet vepruar menjëherë. Të ndalet rrjedhja e parave e taksapaguesve shqiptarë në drejtime të tjera.

Paratë e taksave të shkojnë në drejtimet për të ardhur në ndihmë në këtë situatë. Të ndërpriten 120 milionë euro kontrata. Kjo është e papërgjegjshme dhe kriminale. Ministri është në konflikt interesi. Koncesionet janë shpenzime luksi, një aferë e hapur korruptive, që po dëmton familjet në nevojë, të papunët, të vetëpunësuarit etj”, tha Basha.

Lulzim Basha u shpreh se duhet punë reale, kurse ka akuzuar kryeministrin Rama se bën propagandë me telefonata live e nuk kryen punë konkrete.

“Asnjë nga prononcimet dhe deklaratat tona nuk është as kritikë as akuzë, është kërkesë të veprohet në një interes të vetëm që ka shoqëria shqiptare, shëndeti. Kemi mirëpritur edhe ato shprehje të vlerësimit që kanë ardhur si nga qytetarët, nga biznesi, shëndetësia dhe në raste të veçanta nga autoritetet. Kjo është detyra jona.

Duhet sot që t’ju vijmë në ndihmë njëerëzve në nevojë. Rama merret me propagandë në kohë krize. Kriza kërkon vendosmëri. Biznesi i vogël, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe të tjera shoqata kanë dalë me deklarata, për t’u përshëndetur nga ne”, u shpreh Basha.

Më tej, Basha vlerësoi se ekonomia shqiptare ka qenë në recension prej muajsh, ndërsa kjo situatë e ka dërrmuar rëndë ekonominë shqiptare.

Sipas ekspertëve tanë, ekonomia ka qenë në recension që në dhjetor. Kjo krizë e ka thelluar krizën. Prandaj, paketa duhet të jetë reale. Njerëzit ne nevojë duhen mbështetur me cash. Për ne prioritet kryesor është jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Prioritet tjetër është që qytetarët të kenë akses në mallrat e shportës.

Duhet që të ruhet zinxhiri i ekonomisë. Duhet ruajtur balanca tregtare e vendit. Këto nuk zgjidhen me telefonata live e propagandë, por zgjidhen në mënyrë realiste. Duhen ndërprerë të gjitha koncesionet”, tha Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb