BUKURESHT– Ministri rumun i Kulturës, Vlad Alexandrescu njoftoi sot dorëheqjen e tij nëpërmjet faqes personale në Facebook.

”Zoti kryeministër, përballë rezistencës së padepërtueshme ndaj ndryshimeve strukturore që u përpoqa të inicioj, zhvilloj dhe zbatoj në institucionet kulturore të Rumanisë, përballë armiqësisë së pareshtur të zyrtarëve refraktarë ndaj rimodelimit të mënyrave të funksionimit të institucioneve kulturore publike dhe marrëdhënieve mes sektorit të pavarur dhe atij publik, unë ju paraqes dorëheqjen”, shkruan në Facebook ministri rumun i Kulturës, Alexandrescu.

Sipas burimeve zyrtare, kryeministri Dacian Ciolos i kishte kërkuar sot Alexandrescut që të jepte dorëheqjen.

Zëdhënësi i qeverisë, Dan Sucio tha se një kërkesë e tillë nuk ishte bërë publike. (AGERPRES)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: