Rusia nuk e konsideron Italinë si një pjesëmarrëse të mundshme në procesin e paqes në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një konference për shtyp.
“Duke pasur parasysh qëndrimin anti-rus të mbajtur nga Italia, ne nuk e konsiderojmë atë as si një pjesëmarrëse të mundshme në procesin e paqes, aq më pak si një lloj mbrojtësi i interesave të Rusisë në BE“, njoftoi Lavrov.
Sipas ministrit të Jashtëm rus, nëse Roma dëshiron të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit, duhet së pari të ndalojë furnizimin me armë të Kievit dhe t’i dërgojë atij armatime dhe pajisje gjithnjë e më të avancuara.
Ministri i Jashtëm shtoi se Rusia është e gatshme për dialog në bazë të marrëveshjeve të vitit 2022, duke marrë parasysh realitetet e reja të fushëbetejës dhe qëndrimet e shpallura nga presidenti rus Vladimir Putin në qershor 2024.
Rusia është gjithashtu e hapur për dialog konstruktiv me Sirinë, në të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe.
(BalkanWeb)