SERBI-Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha se është shumë e vështirë dhe largët arritja e një kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Prandaj Prishtina i fton Shtetet e Bashkuara, prandaj dëshiron të fitojë mbështetje më të madhe të sa më shumë shteteve të fuqishme, të cilat janë në anën e saj. Ata i duan të gjitha dhe nuk duan të japin asgjë”, ka thënë Vulin për RTS.

Ministri shtoi se nuk është i mundur kompromisi për të cilin Prishtina flet.

Vulin ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, flet për përfshirjen e forcave të reja në dialogun Beograd-Prishtinë, sepse ai e sheh se “ato janë në qorrsokak” dhe se “politika e Serbisë nuk është politikë e Serbisë humbëse”, përcjell Telegrafi.

Ai tha se çdo gjë e bëjnë me idenë e “ruajtjes së interesave shtetërore kombëtare në territorin e Kosovës.

I pyetur nëse i është dhënë shpjegim se pse i ishte ndaluar hyrja në Kosovë për Vidovdan, Vulin ka thënë se “pala kosovare asnjëherë nuk jep asnjë shpjegim”.

“Ajo që ne dimë është se ata frikësohen nga ajo që unë them apo që mund ta them. Është interesante për mua, jo pse shqiptarët frikësohen nga fjalët e mia, sepse për ata e di se çfarë do të thonë dhe çfarë janë, por është shumë interesante se ndërmjetësuesit tanë evropianë, të cilët duhet të dinë për ndalimin apo ndonjë gjë tjetër, gjithashtu kanë frikë nga fjalët e mia”, tha Vulin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: