SERBI-Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha sot se pas ftesës për Shkupin që t’i bashkohet NATO-s, të gjithë duhet të ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe i bëri thirrje Serbisë e Kosovës të vazhdojnë dialogun në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se Zaev duhet të dije se ‘nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbi’.

“Zaev duhet të dije se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbia dhe territori nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë Vulin duke komentuar deklaratën nga kryeministri maqedonas, transmeton KosovaPress.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: