Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin tha se do të angazhohet për një ndarje të Kosovës dhe për një përcaktim të qartë kufitar mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Pas ndarjes së kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, atëherë mund të veprojmë”, u shpreh Vulin. Në intervistën dhënë për “Vecernji Novosti”, Vulin tha se “Shqipëria e Madhe është krijuar tashmë’.

“Shqipëria e Madhe është krijuar tashmë. Çështja është se sa pjesë të shteteve të tjera do të përfshihen. Me hyrjen e Maqedonisë Veriore në NATO, të gjithë shqiptarët, duke përjashtuar dy komunat në Serbi, do të jetojnë në një zonë unike të sigurisë dhe hapësirën politike të NATO-s. Të gjithë shqiptarët kudo jetojnë, udhëhiqen nga Tirana”, nënvizoi Vulin.

Për Vulin, ndarja e mundshme e Kosovës duhet të vendoset me referendum nga populli. “Sa më shpejt që t’i ndajmë shqiptarët prej nesh, aq më lehtë do ta kemi të përparojmë”, tha më tej Aleksandar Vulin.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb