Në seancën e sotme plenare, Erion Braçe bëri thirrje që problematikat në bujqësi të merren seriozisht.

Gjatë fjalës së tij Braçe theksoi se mes krizës që po prek çdo vend, institucionet dhe qeveria duhet të reagojnë me mbështetje përkatëse për bujqësinë.

“Dy javë më parë kam nisur dy kërkesa që kanë dalë jashtë afatit. Interpelancat nuk janë falkutative, ministri thërritet në interpelancë dhe duhet të paraqitet. Njëra lidhet me burimet ujore dhe nevojën e vaditjes në bujqësi ku sezoni fillon dhe tjetra ka të bëjë me mbështetjen buxhetore për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. për këtë duhet folur në parlament për t’i ardhur në ndihmë atyre që janë atje. Nga qeveria duhet të ketë përgjigje, Jemi në mes të një krize që do të jete edhe krizë ushqimore po të doni dhe na nevojitet bujqësia kombëtare tani…”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: