Ministri turk Suleyman Soylu publikoi një video në Twitter për të cilën pretendon se është provë sesi forcat greke të sigurisë po përpiqen t’u vënë flakën emigrantëve.

Ai shkroi në një përshkrim të videos se policia greke po spërkat me benzinë emigrantët, të cilët nuk u raportuan të përpiqeshin t’i vinin flakën. Ai shprehet se kjo është një masakër që po ndodh nën kujdesin e Evropës.

“Evropa do të hyjë në histori si shtytësi i kësaj të keqeje sepse ajo ka prishur Greqinë dhe po hesht për atë që po ndodh atje”, shkroi Soylu në Twitter, duke i bërë “tagg” Komisionit Evropian,

Komanda e Rojës Bregdetare Turke deklaroi se ata po patrullonin ujërat jo shumë larg Cese në Izmir kur vunë re një anije të paligjshme migrante në anën Greke që po shtyhej përsëri në ujërat territoriale turke.

Ata thanë se shpëtuan 41 emigrantë duke i transferuar në portin e Cesma dhe se kishte djegie në këmbën e njërit prej tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb