FIER – Tre vajzat e familjes Dordaj nga fshati Ferras, që disa ditë më parë i shpëtuan mbytjes, kanë mundur sot të marrin ndihmat e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Shtabit të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, ishin sërish sot në familjen Dordaj, ku kanë çuar ndihmat, ndërsa janë njohur nga familjarët me gjendjen dhe problemet që po hasin si pasojë e përmbytjeve të javës së shkuar.
Familja Dordaj falenderoi strukturat e shtetit dhe ministrin për angazhimin e tij personal për t’ju gjendur pranë në këto momente të vështira. Vetë ministri Veliaj i siguroi se ndihma e shtetit nuk do të mungojë për të gjithë ata që sot vuajnë pasojat e përmbytjeve. Ministri Veliaj ka ndjekur sot nga afër situatën edhe në disa zona të tjera të përmbytura të qarkut Fier, si dhe ka asistuar në shpërndarjen e ndihmave për të përmbyturit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: