Ministria e Arsimit ka publikuar sot datat për provimet e Maturës Shtetërore.

Bëhet me dije se provimi i Gjuhës së Huaj do të organizohet më 1 Qershor, provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, ai i Matematikë më 13 qershor, ndërsa Lëndë me zgjedhje në datën 19 qershor.

Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit:

Në mbyllje të këtij 3-mujori zhvilluam në Korçë një takim me maturantë dhe mësues për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore, si dhe prezantuam datat e provimeve:

– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj

– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

– 13 qershor, Matematikë

– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje

Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: