TIRANE – Ministria e Arsimit ka publikuar në faqen e saj zyrtare në internet rezultatet e testit kombëtar të mësuesve. Ministrja Lindita Nikolla deklaroi se vlerësimi i testeve përfundoi përpara afatit, duke bërë që rezultatet të publikohen në datën 17 dhe jo në 22 dhjetor, siç ishte paralajmëruar. Rezultatet janë publikuar në faqen http://www.arsimi.gov.al/.

REZULTATET E TESTIMIT-KLIKO KETU

Ministrja Nikolla theksoi se përmes këtij testimi i jepet përgjigje emergjencës kombëtare në arsim, ku 1 në 4 nxënës mësojnë me mësues jashtë profilit.

“Nuk do të kemi më rradhë në Drejtoritë Arsimore, jo më zarfe me para dhe afera koruptive, jo më kryetar komunash që emerojnë mësues”, theksoi gjatë fjalës së saj Nikolla.

Lidhur me rezultatet e testimit, ministrja u ndal në rëndësinë e këtij programi dhe reformes në arsim. “Së pari, u shpëtuan fëmjët tanë dhe iu kthye autoriteti fëmijëve dhe mësuesve nëpër shkollat shqiptare. Mësuesit do të shkojnë në janar pranë shkollave dhe do të bëhën definitivë pasi të jenë certifikuar nga Komisioni Vleresues. Shpërndarja e mësuesve do të bëhet në bazë të profileve përkatëse”, tha Nikolla.

Testimi i mësuesve u zhvillua në 6 dhjetor, në 12 qarqe të vendit. Testi u krye për 2765 vende pune në të gjitha shkollat e vendit, ndërsa vlerësimi u bë nga 120 specialistë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: