TIRANE- Ministria e Bujqesise, në kuadër të iniciativave të ndërmarra për nxitjen dhe promovimin e bizneseve dhe produkteve shqiptare, nën nismën “Një bujqësi që nuk eksporton, është një bujqësi që nuk mund të zhvillohet”, do te organizoje panairin “Agrobiznes Korçë 2015”.

Ministria e Bujqesise në një njoftim për shtyp bëri të ditur të premten se, Panairi do të zhvillohet ditën e shtunë, datë 03 tetor 2015, në sheshin para Katedrales Korçë, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë, donatore të fushës, si dhe institucione kredidhënëse.

Organizimi i një panairi ekspozues dhe promovues, që përfshin jo vetëm Festën e Mollës, por prezantim të të gjitha prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese të rajonit, është kthyer tashmë në një traditë. Produktet e kësaj zone dalin jo vetëm në tregun shqiptar, por dhe për eksport, nderkohe qe thithen në një shkallë të lartë fondet e ofruara në kuadër të projektit SARED.

Pjesëmarrës të panairit do të jenë subjekte agropërpunuese: kantina vere, prodhues birre, prodhues të përpunimit të mishit, të prodhimit të bulmetit, etj; shoqata, institucione të ndryshme; fermërët, kryeqësisht ata të cilët kultivojnë mollë; institucione financiare; donatorë e projekte të fushës, etj. Panairi pritet të vizitohet nga një numër i lartë konsumatorësh, grupe interesi, si dhe përfaqësues të qeverisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb