LUSHNJË- Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme miell misri me aflatoksinë B1 në Krutje të Lushnjës. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, kjo sasi është bllokuar menjëherë ndërsa shkaku i ndotjes me aflatoksinë është ruajtja e miellit në depo me lagështi dhe pa ajrim.

Ministria e Bujqësisë dhe AKU deklarojnë se pikat e ruajtjes se drithërave dhe miellit që nuk plotësojnë standardet do të bllokohen menjëherë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: