Maqedonia nuk do të bllokojë më kamionët shqiptarë me importe bujqësore. Lajmin e bën të ditur Ministria e Bujqësisë, e cila është njoftuar se qeveria maqedonase ka marrë një vendim për të mos ndaluar më në kufi kamionët me importe bujqësore nga Shqipëria.

Këtë gjë e ka pohuar Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganave të Maqedonisë z. Lavdërim Veliu.

Sipas tij, kamionët do të lejohen të shkojnë në depon më të afërt të destinacionit, në pritje të përfundimit të analizave fitosanitare.

Kjo gjë u konfirmua sot edhe nga Ministri i Ekonomisë,  Bekim Neziri. Vendimi vjen për të mos lejuar përsëritjen e rasteve të bllokimit në kufi

Në mbledhjen e CEFTA-s në Moldavi, pala shqiptare ka bërë prezente çështjen e bllokimit, çka duket se ka sjellë edhe reagimin pozitiv të palës maqedonase.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb