TIRANE– Ministria e Financave, në vijim të verifikimit të informacioneve të përditësuara nga terreni, po inspekton në mënyrë intensive Degët Doganore, Drejtoritë Rajonale të Tatimeve si dhe institucionet e tjera të varësisë.

Grupet e punës të ngritura për këtë qëllim janë fokusuar sot në inspektimin e sektorëve operacionalë të zonave doganore kufitare në juglindje të Shqipërisë, më konkretisht në Kapshticë, Goricë, Tushemisht dhe Qafë-Thanë.

Po kështu janë mbajtur nën mbikqyrje edhe grupet e antikontrabandës të cilat operojnë në akset e këtyre zonave doganore. Ato po të kontrollojnë nga afër zbatimin e detyrava funksionale nga punonjësit e doganave kufitare si dhe respektimin e rregullave që vendos VKM nr. 473, dt. 01.06.2017 per “Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo perdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.

Ministria e Financave kërkon dhe inkurajon punonjësit e administratës fiskale që të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat në përputhje me legjislacionin në fuqi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb