TIRANE – Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për një draft ligjor që po përgatit Qeveria ku parashikohet të tatohen edhe pagat nën 30 mijë lekë të reja. Përmes një deklarate për mediat, zv/ministri i Financave Erjon Luçi theksoi se nuk ka asnjë plan për ndryshim në skemën e tatimit mbi të ardhurat.

“Duke marrë shkas nga diskutimi i ditëve të fundit, sqarojmë publikun se nuk ka ndryshim në skemën e të ardhurave personale dhe nuk ka asnjë plan për ndryshimin e kësaj skeme.”- deklaroi Luçi.
Zv/ministri nënvizoi se fokusi kryesor për zgjerimin e të ardhurave do të mbetet lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.
Sipas draftit të publikuar në media, për herë të parë është vendosur tatimi mbi fitimin 5% për pagat deri në 15 mijë lekë në muaj. Aktualisht ky tatim është zero për pagat deri në 30 mijë lekë në muaj.
Por Ministria e Financave i ka quajtur këto spekulime, teksa nënvizoi: “Asnjë diskutim dhe asnjë vendimmarrje nuk ka në lidhje me mundësinë e ndryshimit të skemës aktuale të tatimit progresiv mbi të ardhurat personale”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: