Ukraina ka marrë një grant prej 88.5 milionë euro nga Banka Botërore.

Ministria e Financave në vend, thotë se grantet do të përdoren për nevoja sociale humanitare dhe shëndetësore.

Gjithashtu do të përdoren edhe për të mbështetur njerëzit që janë zhvendosur jashtë vendit.

Sipas Ministrisë, pritet që të marrë edhe 495 milionë euro shtesë nga Fondi i Mirëbesimit të Bankës Botërore, shkruan BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb