TIRANË- Angazhimi i administratës në fushatë është ndaluar plotësisht pas marrëveshjes Rama-Basha, që doli me një vendim qeveri dhe me një task-force të kryesuar nga zv.kryeministrja Ledina Mandija.

Të gjitha ministritë kanë nisur ‘gjuetinë’ ndaj punonjësve të administratës që angazhohen në fushatë apo të institucioneve që detyrojnë burimet njerëzore të shkojnë në fushatë. Deri tani janë pezulluar nga puna apo janë kallëzuar në prokurori dhjetëra zyrtarë.

Së fundmi, Ministria e Financave e drejtuar nga ministrja teknike Helga Vukaj bën të ditur se në bazë të informacioneve të marra, rezulton se punonjës të administratës fiskale, në tatime dhe dogana, po përdorin si mjet justifikues raporte mjekësore afatgjata, me qëllim shkëputjen nga puna për tu angazhuar në fushatë elektorale.

“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht.
Ministria e bën thirrje qytetarëve si dhe subjekteve tregtare që ti denoncojnë këto raste dhe garanton marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre punonjësve. Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Ëhatsapp, Viber)”, deklaron Ministria e Financave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb