Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, njofton se më datë 1 gusht, kompania ajrore GullivAir, do të zhvillojë fluturimin e parë inaugurues nga Bullgaria në Tiranë.

Në njoftim sqarohet më tej, se fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të zhvillohet më datë 6 gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave.

Duke nisur më pas nga data 6 gusht deri më 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, gjithmonë të premteve, ndërsa nga 15 shtatori deri më 28 shtator, shërbimi i tyre do të ofrohet në dy ditë të javës, më konkretisht të premten dhe të dielën.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se më datë gusht, linja ajrore GullivAir do të zhvillojë fluturimin e parë inagurues Bullgari – Tiranë.
Fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të jetë më gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim.

Në periudhën 6 gusht – 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë herë në javë, të premten dhe të dielën.

Udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 gusht – 28 shtator 2021. Kompania Gullivair synon gjithashtu të mundësojë fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari.

Detaje të mëtejshme lidhur me fluturimet, oraret dhe datat do të publikohen në faqen zyrtare të aeroportit të Sofjes dhe kompanisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb