Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, që vetëm në rastet urgjente të paraqiten në ambasadat dhe konsullatat e këtij shteti për t’u përfshirë në listën e kthimit.

Në një komunikatë për media është thënë se si pasojë e përhapjes së koronavirusit të ri, kosovarët që arrijnë në territorin e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës apo kufijve tokësorë, do të dërgohen në karantinë për 14 ditë, shkruan rel.

Të premten në Kosovë kanë arritur rreth 96 shtetas këtij vendi, të cilët janë kthyer nga Duseldorfi i Gjermanisë. Të gjithë të kthyerit janë dërguar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila së fundmi, me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, është shndërruar në karantinë.

Ndërkohë autoritetet kanë bërë të ditur se rreth 850 qytetarë janë lajmëruar në ambasadat që Kosova ka në botë me kërkesë për rikthim. Aktualisht në Kosovë është raportuar për 24 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb