Ministria e Jashtme gjermane tha se stafi i ambasadës gjermane në Bejrut u plagos në shpërthimin e fuqishëm të së martës.

“Të plagosurit janë edhe personeli i ambasadës,” tha ministria. “Ne nuk mund të përjashtojmë faktin se mund të figurojnë shtetas gjermanë midis të vdekurve dhe të plagosurve.”

Ndërtesa e ambasadës gjermane, e vendosur jo shumë larg nga porti, u dëmtua por ” dëmi nuk mund të përcaktohet ende tani”, tha Ministria e Jashtme.

Kancelarja Angela Merkel informoi përmes zëdhënësit të saj se ishte e tronditur nga ngjarja dhe premtoi ndihmë për Libanin.

 

A.Ago//BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb