Ministria e Jashtme e Pakistanit ka deklaruar se të paktën 499 qytetarë nga Ukraina janë evakuuar ditët e fundit.

Në një deklaratë për mediat Ministria e Jashtme bëri me dije se 160 qytetarë të tjerë ishin në pritje të evakuimit në kufirin Ukrainë-Poloni dhe 21 të tjerë ishin aktualisht në rrugë për në kufirin Ukrainë-Hungari.

Ukraina është shtëpia e rreth 7,000 pakistanezëve në rrethana normale, njoftoi Ministria, duke përfshirë të paktën 3,000 studentë.
“Shumica e këtyre individëve ishin larguar tashmë nga vendi përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj”, thuhej më tej në njoftim.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur në Rumani nga Ukraina në kërkim të sigurisë që nga fillimi i pushtimit rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: