Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka arritur dhe mirëkuptimin e Egjiptit që shqiptarët që ndodhen aty në pamundësi për rinovim të lejes së qëndrimit nuk do të gjobiten nëse e tejkalojnë atë.

Në një status në FB, MEPJ thotë se tejkalimi i afatit nuk do të përllogaritet si shkelje dhe nuk do të ketë penalizime.

Shqiptarët në shumë vende të botës kanë ngelur jashtë kufijve për shkak të pezullimit të udhëtimeve si dhe mbylljes së kufijve nga Shqipëria apo vende të tjera.

 

STATUSI NË FB I MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

‼️ Informojmë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Egjipt, të cilët për shkak të pandemisë COVID-19 ?, nuk mund të kthehen në vendin e tyre, si pasojë e pezullimit të fluturimeve dhe udhëtimeve, si dhe për shkak të pamundësisë për të rinovuar lejeqëndrimet prej mbylljes së zyrave përkatëse, se tejkalimi i afatit të qëndrimit nuk do të përllogaritet si shkelje afati dhe nuk do të kenë penalizime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb