TIRANE– Përmes një deklarate, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet dhe mirëpret marrëveshjen e aktorëve politikë e shoqërorë në Tuz të Malit të Zi për të konkuruar të bashkuar në zgjedhjet lokale.

Ministria vlerëson përpjekjet e partive shqiptare në mbrojtje dhe përfaqësim të interesave të shqiptarëve në Trevën e Malësisë gjatë procesit të zgjedhjeve për në këshillin komunal të komunës së Tuzit, që mbahen me 26 nëntor 2017.

Deklarata:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret ndërgjegjësimin e faktorëve politike e shoqërorë shqiptarë në Malin e Zi për të nxjerrë mësime nga problemet, dasitë dhe dështimet e së kaluarës. Ajo konsideron se angazhimi publik për të bashkuar zërin dhe forcat për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën e rregullave të lojës demokratike për të maksimizuar rezultatin përbën rrugën e duhur dhe mënyrën më të mirë për të realizuar të drejtat që u garanton ligji dhe kuadri ligjor në Malin e Zi dhe ai ndërkombëtar, në përputhje me pritshmeritë dhe kërkesat e popullsisë shqiptare për mirëqeverisje, progres dhe begati.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb