Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi për shtyp i ka bërë thirrje mediave dhe gazetarëve, që të dorëzojnë pranë këtij institucioni pasaportat diplomatike.

MEPJ u kërkon gazetarëve që të dorëzojnë pasaporta shërbimit të vlefshme, ose në të kundërtën ky institucion do të detyrohet që t’i nxjerrë ato të pavlefshme.

KËRKESA
Kërkesë drejtuar mediave për dorëzimin e pasaportave të vlefshme biometrike të shërbimit që posedojnë punonjësit e tyre

Në bazë të VKM nr. 389, datë 12.06. 2019, «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », njoftojmë punonjësit e mediave në vend, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të vlefshme, të kryejnë menjëherë dorëzimin e tyre, në përputhje me VKM e sipërcituar.

Në rast moszbatimi të udhëzimit për dorëzim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta. Dorëzimi i dokumentit do të kryhet pranë MEPJ, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, me qëllim që të vijohet me procedurën e brendshme”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb