“Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e qyteteve dhe pozicioneve mbrojtëse në periferinë lindore të Kievit”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.

“Kundërsulmet e forcave ushtarake i kanë lejuar Ukrainës të ripushtojë qytetin dhe pozicionet mbrojtëse deri në 35 kilometra në lindje të Kievit. Forcat ukrainase ka të ngjarë të vazhdojnë të përpiqen të shtyjnë forcat ruse përgjatë boshtit veriperëndimor nga Kievi drejt fushës ajrore Hostomel.”, thuhet në njoftimin zyrtar, transmeton BalkanWeb.

Ndërkohë avancimi i forcave ruse drejt qytetit port të Detit të Zi , të Odesa është ngadalësuar, sipas ministrisë britanike, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: