Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka “gëzuar sukses të konsiderueshëm kundër avionëve luftarakë modernë të Rusisë”, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në Twitter.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi pushtimin rus, ministria tha se Ukraina ka “ndoshta” penguar Rusinë nga “arritja e çdo shkalle të kontrollit të ajrit”, shkruan CNN.

“Lufta në veri-perëndim të Kievit mbetet e vazhdueshme me forcat ruse që nuk arrijnë të bëjnë ndonjë përparim të rëndësishëm”, shtohet në deklaratë.
Në një përditësim të veçantë të postuar të mërkurën, ministria paralajmëroi se qytetet ukrainase të Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten “të rrethuar nga forcat ruse dhe vazhdojnë të vuajnë nga granatimet e rënda ruse”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb