Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka njoftuar përparimi rus është ngadalësuar.

Në një njoftim zyrtar Shtabi Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës bën me dije:

-Përparimi i Rusisë në drejtim të Kievit është ngadalësuar

-Në Ukrainën lindore, forcat e mbrojtjes vazhdojnë të pengojnë ofensivën ruse në Donetsk , Slobozhansky dhe pjesë të rretheve operacionale Tavriya.

Ata po mbrojnë qytetet e Kharkiv dhe Okhtyrka

-Në jug, mbrojtja e qytetit port të Mariupolit vazhdon

-Forcat ukrainase kanë shmangur gjithashtu ofensivën ruse në drejtimet e qyteteve Kryvyi Rih , Mykolayiv , Voznesensk dhe vendbanimin Novovorontsovka (rajoni Kherson).

-Gjatë dy ditëve të fundit, avionët luftarakë ukrainas dhe njësitë raketore anti-ajrore kanë shkatërruar katër avionë sulmues Su-25 dhe dy helikopterë rusë.

-Ritmi i ofensivës ruse është ngadalësuar. Numri i rasteve të dezertimit dhe plaçkitjeve është rritur ndjeshëm

2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: