TIRANE- Stafi i Ministrisë së Mjedisit solidarizohet me fushatën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Në këtë muaj festash, punonjësit e Ministrisë së Mjedisit kontribuojnë vullnetarisht në dhurimin e gjakut për të shpëtuar fëmijët e prekur nga talasemia, duke u bërë atyre, dhuratën më të bukur: JETEN!

Dhurimi vullnetar i gjakut, ky akt human dhe jetik është kthyer tashmë në një traditë bashkëpunimi midis Ministrisë së Mjedisit dhe Kryqit të Kuq Shqiptar!
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: