Ministria e Shëndetësisë njofton se sot ka ndërruar jetë një tjetër pacient me COVID 19.

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID 19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb