Ministria e Kulturës ka prezantuar programin e Javëve Kulturore Ndërkombëtare që mbahen në Shqipëri nga 25 prilli deri në fund të vitit. Nga koncertet, te filmat, ekspozitat apo kulinaria, 18 shtete, nga SHBA te Lindja e largët përfshirë vendet e Europës, do të jenë të pranishme.

Pas hapjes së konkursit për drejtuesin e Teatrit të Operas, ku kriter është masteri shkencor në ekonomi, çka është lexuar si përjashtim nga gara i drejtoreshës aktuale Zana Çela, nga holli i teatrit, Ministrja Elva Margariti tha se kriteri është rekomandues.

Ministrja tha se marrja në dorëzim e teatrit është proces administrativ.
Margariti pohoi se do të ketë konkurse edhe në institucione të tjera ku drejtuesve iu ka mbaruar mandati, ndërsa javët Kulturore ndërkombëtare, do të përfshijnë disa institucione si vendndodhje e një pjesë e tyre do të mbahen edhe në sheshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb