Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se kanë ecur shumë shpejt punimet në Unazën e Madhe të Tiranës.

Balluku theksoi se në këtë zonë ka pasur problematikë me shpronësimet, duke shtuar se qeverisë i është dashur që të ndërhyjë për të zgjidhur problematikat.

Ministrja Balluku: Në këtë zonë, ka pasur problematikë me shpronësimet. Na është dashur që të ndërhyjmë që të shpronësojmë banorët. Të gjitha projektet tona janë me studime të mirfillta. Kemi shtuar korsinë e biçikletave. Ne duam që vera të jetë plot me turistë në të gjithë Shqipërinë.

Postimi i Belinda Ballukut:

Ecin shpejt punimet për Unazën e Madhe të Tiranës. Nis asfaltimi në lotin 3, pjesa Verilindore, segmenti Uzina e Autotraktorëve-Shkozë-Materniteti i Ri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb