Tek njësia 5, në qendrën e votimit në kopshtin 31, rruga “Pjetër Bogdani”, ish-bllok votoi sot edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rreth orës 08:30 ministrja hodhi votën e saj dhe tha që kjo është një e drejtë civile që duhet ta ushtrojnë të gjithë.

“Të tregojmë që normaliteti në Shqipëri nuk ka ndryshuar. Të gjithë duhet të dalin për të votuar për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë. Vota është e drejtë civile, askush nuk duhet ta humbë këtë rast. Ne po ecim drejt Europës”,- tha ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb