Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social “Facebok”, hapjen e platformës më të re arsimore “Akademi.al”.

Shahini nënvizon se në këtë platformë ka mbi 900 leksione në matematikë dhe në shkenca. Ajo vlerëson se leksionet bëhen online për klasat 6 deri 12.

  • foto galeri

Postimi i ministres Besa Shahini:

900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 i gjeni në platformën mësimore Akademi.al. Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu.

Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu.

Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb