Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka rishikuar rritjen ekonomike për vitin 2019 në 2.7 %, ndërkohë që lë të pandryshuar projeksionet për 2020-ën, në 4.1 %.

Këtë e bëri të ditur vetë ministrja Anila Denaj në një intervistë për Kryeredaktoren e Monitor, Ornela Liperi.

Gjatë kësaj interviste, ministrja tha se për bizneset e prekura nga tërmeti nuk do të ketë pezullim taksash, siç ishte kërkesa e tyre, por po punohet për një paketë të plotë lehtësirash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb