Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, u shpreh sot se projektligji për fiskalizimin është në fazën finale të konsultimit publik, që prej muajit mars që ka nisur të diskutohet me grupet e interesit dhe vënia në zbatim e tij, synon reduktimin e ekonomisë informale, rritjen e të ardhurave në buxhet, uljen e korrupsionit në administratë dhe mbështet zhvillimin e biznesit në kushtet e konkurrencës së ndershme.

E pranishme në mbledhjen e pestë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, që zhvilloi punimet sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë, Denaj tha se, bashkërendimi i punës me të gjitha institucionet e linjës, ka bërë që ne të punojnë gjatë kësaj periudhe 6-mujore në mënyrë shumë të mirë koordinuar për të luftuar informalitetin e ekonomisë.

Denaj vuri theksin në rëndësinë e fiskalizimit si një proces që ka për mision uljen e evazionit fiskal. Qëllimi kryesor i fiskalizimit është vënia në funksionim e faturës elektronike në vitin 2020 që do të ndihmojë ndjeshëm në luftimin e evazionit, pasi faturat do të deklarohen në kohë reale dhe do të jenë të detajuara plotësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb