TIRANE- Ministria e Arsimit ka bërë të ditur ditën e sotme se ka pezulluar nga detyra sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, Plarent Ndrecën.

Gjithashtu ditën e djeshme ministrja Mirela Karabina ka bërë edhe një denoncim për të në Prokurori me akuzën “goditje për shkak të detyrës”.

Pas publikimit të këtij lajmi, në një reagim për GSH. al, Plarent Ndreca ka bërë me dije se MAS nuk ka asnjë kompetencë që të shkarkojë sekretarin e përgjithshëm të këtij institucioni. Më tej Ndreca bën me dije se ndaj tij nuk ka asnjë procedim penal dhe se e gjitha kjo histori është një trillim.

“Është një çmenduri juridike në shpërdorim të pastër të detyrës nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit. Trillim i pastër i faktit që unë jam në procedim penal”, tha Ndreca.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në Gsh.al: http://www.gsh.al/2017/06/13/ministrja-e-arsimit-e-pezullon-reagon-plarent-ndreca-cmenduri-ska-kompetenca-berisha-flet-brockulla/
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: