Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i është përgjigjur pyetjes në Kuvend për partneritetin e universiteteve shqiptare me ato prestigjioze ndërkombëtare.

Kushi konfirmoi se bashkëpunimi me këto universitete do të jetë një ndër mekanizmat e rritjes së cilësisë së sistemit arsimor.

Po ashtu ajo shtoi se reforma e suksesshme në arsimin parauniversitar nuk i kanë dhënë ende rezultatet e pritshme.

”E nderuar znj.kryetare e kuvendit, të nderuar deputetë, qytetarë
Pyetja që më është drejtuar është për partneritetin mes universiteve shqiptare dhe universiteteve ndërkombëtare?
Reformat e suksesshme në arsimin aprauniversitar, jemi të ndërgjegjshëm që reformat e para 6 viteve nuk na i ka dhënë ende rezultatet e pritshme.
Nuk em ohojmë dot, ka shumës tudentë shqiptarë që pasi mbarojnë shkollën e mesme detyrohen të shkojnë në universitete europiane dhe më larg.
Pikërisht për këtë arsye kemi vendosur që një nga mekanizmat do të jetë bashkëpunimi i ngushtë me ndër universitetet më prestigjoze.
Kemi nisur iniciativat, kemi zhvulluar takime me drejtuesit e universiteti boku në Vjenë, me Institutin në Kamëz. Po kështu iniciativa të ngjashme me universitete italiane, Pulia-VLorë.Po kështu universiteti i Janinës me Gjirokastrës.
Duam të krijojmë këto partneritete. Ashtu sikurse do të nxisim hapjen e filialeve këtu në Shqipëri. Rasti më konkret për të cilin po punojmë është universiteti teknik i Stambollit. Dua të theksoj që bashkëpunimet nuk do të jenë në kuadrin e studimeve të përbashkëta.
Projekte të përbashkëta, shkëmbime pedagogësh, lidhjen e tregut të punës.
Jemi të vendosur që shumë shpejt në arsimin e lartë të kemië ende më shumë arritje me reformat. ”- tha Kushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb