Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla zgjodhi Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për të dhënë mesazhet në ditën e parë të vitit akademik, që shënoi uljen për herë të parë në auditore të 22 mijë studentëve. Në fjalen e saj, Nikolla e sulmuar nga kritikët për reformen në arsim, u pergjigj me shifra.

“Arsimi i lartë nuk thjesht një listim numrash, është cilësi, edhe ky moment i ri ka bërë një hop cilësor përsa i përket standardeve të cilësisë.  86% e gjithë aplikantëvë rezultuan fitues. 80% u regjistruan në universitetet publike dhe pjesa tjetër në universitetet private” – tha Nikolla

Shifrat e publikuara nga MAS tregojnë se mësuesia për herë të parë është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi, dege ku pragu i notës mesatare u rrit në 7.

“Ky vit kthese,  mësuesia jo më preferencë e maturantëve më të dobët, më këtë mesatare do cojmë në shkolla mësues të përgatitur dhe cilësor” -vijoi me tej Nikolla

Nikolla foli gjithashtu edhe për trendin e largimit të studentëve për të studiuar jashtë vendit dhe për këtë ajo pati një “mea kulpa”.

“Padyshim do të ishte një gënjeshtër e madhe nëqoftë se do të pranonim se në këtë moment  në auditor ofrojmë standardet më të mira që bota njeh”- tha ministrja Nikolla

Shkollat e larta, kanë ende kuota të lira por sipas udhëzimit do të plotësohen nga vetë fakultetet me zhvendosjen e vijës së kuqe.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb