Ministrja e Drejtësisë dhe njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste, e deleguar tek Njësia7 në Tiranë ka votuar në orën 10:30 tek qendra e votimit pranë Akademisë së Arteve së bashku me bashkëshortin e saj. Në një komunikim të saj në rrjete sociale, Ministrja Etilda Gjonaj u shpreh se ‘100 vite pas zgjedhjeve të para të vitit 1921, Shqiptarët sot zgjedhin Kuvendin e katër viteve të ardhshme.

Këto zgjedhje janë të shumë të rëndësishme dhe është dita të vendosni për komunitetin tuaj dhe gjithçka që ka më shumë rëndësi për të ardhmen e familjes tuaj. Si votues, të gjithë jemi të barabartë në përcaktimin e së ardhmes sonë. Ndaj është tejet e rëndësishme të shkoni të votoni!’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: