TIRANE– Ndryshe nga vitet e tjera, këtë fundvit nuk do të ketë amnistri për të dënuarit në vend. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një prononcim për mediat, ministrja Gjonaj tha se nuk do të ketë amnisti për vitin 2017.

Sakaq, ministrja tha se nëse amnistia do të vijojë në vitet e ardhshme, nuk do të përfshihen të dënuarit për dhunë në familje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb