Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla është vetëizoluar sot në banesën e saj dhe ka bërë testin për COVID-19.

Haradinaj-Stublla shkruan se ka patur kontakt me një zyrtar të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë që dje rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ajo shton se ka anuluar të gjitha aktivitetet dhe obligimet deri në rezultatin e testit të saj.

 

STATUSI NGA MELIZA HARADINAJ-STUBLLA

Pas kontaktit me një nga zyrtarët e lartë të MPJD-së që ka rezultuar dje COVID19 pozitiv, jam vetëizoluar dhe testuar sot rreth orës 09:00. Po ashtu sot kam anuluar të gjitha aktivitetet e obligimet e parapara, duke vazhduar punën nga vetëizolimi deri në rezultatin e testimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb